Please enter at least 3 characters.

Gjenden mbetje eshtrash në Klinë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

2016/01/gjenden-mbetje-mortore-n-euml-llaush-euml-t-euml-sk-euml-nderajt_hd.jpg

Në Klinë janë gjetur mbetje eshtërore në territorin e komunës së Klinës, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-1999.

Policia përmes raportit 24-orësh njofton se rasti ka ndodhur më 21 gusht.

"Njësitet policore në koordinim me IML-në dhe institucionet kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore të cilat dyshohet se përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme", ka njoftuar policia./Telegrafi/