Please enter at least 3 characters.

Gjenden dy jastëkë të ulëseve, dyshohet se i takojnë aeroplanit që barte Emiliano Salan

2019/01/GettyImages-1089533784-1.jpg
256:"SWANSEA, WALES - JANUARY 26: The led screen shows a tribute to Emiliano Sala prior to the FA Cup Fourth Round match between Swansea City and Gillingham at Liberty Stadium on January 26, 2019 in Swansea, United Kingdom. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Dy jastëkët e karrigeve që ka gjasa të kenë qenë të aeroplanit të humbur që mbanin futbollistin, Emiliano Sala janë gjetur në një plazh francez.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore tha se jastëkët kanë gjasa të kenë qenë të aeroplanit Piper Malibu, i cili u zhduk të hënën e kaluar.

Sulmuesi i Cardiff Cityt, Sala dhe piloti britanik, Dave Ibbotson po konsiderohen si të vdekur edhe pse nuk janë gjetur trupat e tyre.

Zbulimi u bë nga hetuesit francezë në një plazh pranë Surtainville, dhe pritet të fillojnë edhe njëherë kërkimet për ish-lojtarin e Nantesit.

"Një jastëk u gjet në Surtaiville. Nga një ekzaminim paraprak kemi konstatuar se ka të ngjarë që mbështetësit të jenë nga aeroplani i humbur. Tani kemi identifikuar një zonë prioritare të kërkimeve nënujor prej rreth gjashtë kilometrave katror", tha një zëdhënës i AAIB.

Kërkimi do të fillojnë sërish këtë fundjavë për shkak të kushteve të vështira të motit që priten gjatë ditëve të ardhshme.

Ndryshe, jastëkët janë rrënojat e para që do të gjendeshin nga aeroplani i humbur pas një kërkimi të madh në Kanalin e Anglisë. /Telegrafi/