Please enter at least 3 characters.

Gjatë 24 orëve janë privuar nga liria 11 shoferë

policia mk
policia mk
policia mk

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit; prej tyre, nëntë kanë pa patentë shoferi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, nga të cilët nëntë për shkak se kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi (tre në Shkup, nga dy shoferë në Tetovë dhe në Strugë, si dhe nga një në Prilep dhe në Kumanovë). Një shofer në Prilep ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër në Shkup ka drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masë aktive ndalimi për drejtim”, njoftoi MPB.

Nga MPB theksuan se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.


MPB apelon që të respektohen rregullat në komunikacion, të mos drejtohet pa patentë, nën ndalim apo nën ndikimin e alkoolit, për siguri më të madhe.