Please enter at least 3 characters.

Gjashtë vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO

2019/02/NATO-MK.jpg

Maqedonia e Veriut sot shënon gjashtë vjet nga anëtarësimi në NATO, pasi në këtë ditë në vitin 2020 u bë anëtarja e 30-të e aleancës.

Me këtë, vendi realizoi një nga qëllimet e tij strategjike, i cili është përcaktuar edhe në rezolutën që Kuvendi e miratoi në vitin 1993.

Me qëllim zhvillimin e papenguar të procesit të integrimit të vendit në NATO, Kuvendi më 11 shkurt 2020 njëzëri ratifikoi Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut, pas së cilës, më 20 mars 2020, pasoi edhe nënshkrimi i ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO nga ana e presidentit të shtetit.

Më 27 mars 2020, përmes ambasadës së vendit në Uashington, në Departamentin e Shtetit në SHBA u depozitua instrumenti i anëtarësimit në Marrëveshjen e Atlantikut të Veriut, me çka vendi zyrtarisht u bë anëtarja e 30 e aleancës.

Si kusht i drejtpërdrejtë për hyrje në NATO ishte zgjidhja e kontestit me Greqinë për emrin e shtetit, me çka u shtua edhe përcaktimi “e veriut”.