Please enter at least 3 characters.

Gjashtë transferimet që Guardiola i dëshiron në sezonin e ardhshëm te Man City

2018/04/Pep-Guaridola-LK-e1523820984225.jpg
224:"MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 09: Josep Guardiola, Manager of Manchester City looks on during a Press Conference at Manchester City Football Academy on April 9, 2018 in Manchester, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve ndaj Liverpoolit, pavarësisht se kanë fituar titullin në Ligën Premier, Pep Guardiola, tashmë ka filluar të mendojë për tregun e transferimeve.

Spanjolli dëshiron ende përforcime pasi qëllimi i tij është triumfi në garën më të madhe për klube.

Pep është fokusuar kryesisht në qendër mesfushorët dhe lojtarët me tipare sulmuese, ai tashmë ka përpiluar një listë prej gjashtë lojtarësh sipas The Sun.

(Foto: Getty Images)

I pari është mesfushori mbrojtës i Napolit, Jorginho, pastaj Julian Weigl i Borussia Dortmundit dhe Eder Militao i Sao Paulos.

Në sulm, Thomas Lemar i Monacos dhe Riyad Mahrez i Leicesterit janë dy kërkesat për krahët e sulmit.

(Foto: Getty Images)

Ndërsa i riu i Bayern Leverkusenit, Leon Bailey, është gjithashtu në listë, për të zëvendësuar kohë pas kohe dyshen Sergio Aguero - Gabriel Jesus.

Man City ishte thjesht i pakonkurrencë në sezonin 2017/18 në Ligën Premier dhe në rast se përforcohet ende, me siguri kështu do të jetë edhe në sezonin e ri. /Telegrafi/