Gjashtë frazat që personat inteligjentë ia thonë vetes çdo ditë
Të jesh inteligjent, nuk do të thotë t’i njihni të gjithë artistët e epokës së Rilindjes.
Njerëzit inteligjentë janë të mençur, aktivë dhe të uritur për njohuri, por gjithmonë i respektojnë të tjerët rreth vetes, transmeton Telegrafi.
Ata e dinë se çdo histori e suksesshme është e bazuar në veprime dhe çdo veprim lind si pasojë e një mendimi. Kjo është arsyeja se përse fjalët janë shumë të rëndësishme.
Pra, ata i kanë disa fraza që kryesisht ia thonë vetes çdo ditë dhe kjo i bën ata inteligjentë.
* Nëse askush nuk do ta bëjë këtë, atëherë do ta bëjë unë!*Nuk mund ta bëjë të gjithë këtë sot, por të paktën do t’ia fillojë punës.* Më pak fjalë, më shumë vepra...* Mendimet e personave që nuk i njoh, nuk duhet të më pengojnë...* Nëse kësaj radhe kam dështuar, herën tjetër patjetër se do të jem më i/e mirë* Aq më shumë që provoj, aq më i/e mirë bëhem. /Telegrafi/


