Please enter at least 3 characters.

Getinjo publikon imazh intim pranë një femre, fansat aludojnë se mund të jetë e dashura e tij

2018/11/gets-e1541248640834.jpg

Reperi i njohur Getinjo, është vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale.

Ai është shumë i ndjekur nga fansat, veçanërisht në rrjetin social Instagram, në të cilin shpesh publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, Getinjo publikoi në InstaStory një imazh intime ku shfaqej pranë një femre.

Ai nuk ka treguar kush është vajza në fjalë, duke i lënë në pikëpyetje fansat e tij.

Reperi asnjëherë nuk është deklaruar rreth jetës së tij private, gjersa fansat e tij kanë aluduar se vajza në fjalë mund të jetë e dashura e tij.

Sido që të jetë, nuk përjashtohet mundësia që ky imazh të jetë vetëm ndonjë pjesë e klipit të tij më të ri.

Sa i përket muzikës, Getinjo ka qenë shumë aktiv këtë vit në aspektin e prurjeve të reja, gjersa ka munguar pak për nga ana e koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore. /Telegrafi/