Please enter at least 3 characters.

Gërvalla takon ambasadoren Ziv, bisedojnë për finalizimin e heqjes së vizave nga Izraeli

2024/02/422065815_794195179404026_6737145367843000699_n-e1706981838136.jpg

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, për të koordinuar hapat për finalizimin e procesit të heqjes së vizave.

Sipas njoftimit të MPJD, përveç përfundimit të procesit të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës nga Izraeli, në takimin e ministres Gërvalla me ambasadoren Ziv, është diskutuar edhe situata në Izrael dhe në Lindjen e Mesme si dhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Pas pajtueshmërisë së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ministrja Gërvalla falënderoi ambasadoren Ziv për këtë hap, i cili do të ndikojë në lidhjen më të fortë të dy shteteve tona dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ky takim vjen disa ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, në të cilin u njoftua se Qeveria izraelite ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/