Gërçeva me kritika për Fërçkoskin, shkak platforma e partive shqiptare (Foto)
10/01/2017
Ish-deputetja e OBRM-PDUKM-së , Solza Grçeva ka komentuar deklaratat e Ljubomir Fërçkoskit për platformën e partive shqiptare ku përfshihen kushtet e tyre për të ngritur nivelin e të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Maqedoni.
Gërçeva ka shkruar ''Fërçkoski pyetet se kush e ka shkruar platformën e shqiptarëve për të cilën ai ka humbur ndienjat?! Ja t'i ndihmoj. Drafti është shkruar në Bern, teksti i plotë është shkruar në Tiranë dhe është vërtetuar tek notari në Prishtinë. Dhe ta pyes Fërçkoskin, a i beson dikush atij se 70.000 vota i kanë fituar për ''opsionin qytetar? Ja kërkesat ''qytetare'' ka shkruar Gërçeva./Telegrafi/


