Please enter at least 3 characters.

Georgina rrëfen për herën e parë kur e takoi Cristiano Ronaldon

2020/02/GeorginaRodriguez-1-e1580897011886.jpg
248:"SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 03: Georgina Rodriguez presents the Best Collaboration Award on stage during the MTV EMAs 2019 at FIBES Conference and Exhibition Centre on November 03, 2019 in Seville, Spain. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshëm në botën e futbollit.

Ata kanë ndërtuar një jetë të shkëlqyer familjare së bashku dhe janë përshtatur mirë në Torino, prej se superylli portugez iu bashkua Juventusit nga Real Madridi në vitin 2018.

Në një prononcim të fundit, të përcjellë nga Daily Star, bukuroshja ka folur për takimin e parë me lojtarin e famshëm, i cili sot (5 shkurt) i ka mbushur 35 vjet.

(Foto: Kate Green/Getty Images for MTV/Guliver)

“Vëmendjen ma tërhoqi gjatësia e tij, trupi dhe bukuria. Dridhesha para tij, por shkëndija ishte ndezur. Jam shumë e turpshme dhe ndoshta kjo më shqetësonte, për më shumë kur ndodhesha para një personi me një dukje të veçantë që më preku në thellësi”.

“Më pas, mënyra si Cristiano më trajton, si kujdeset për mua dhe më do, ka mbuluar gjithçka tjetër. Ai është i vetmi person që mund të më emocionojë gjatë një ndeshjeje.

“Jam me fat që jam partnerja e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave. Kur ai është në fushë përjetoj pakufi emocione. Ai nuk ka rival”, ka deklaruar Georgina. /Telegrafi/

(Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images for CR7 Play It Cool/Guliver)