Please enter at least 3 characters.

Genta Ismajli i replikon fansit që e ngacmoi duke i komentuar për lëvizjet provokuese që ia bën të dashurit

2020/01/genta.ismajli_75601617_774499666385808_1094102796235152636_n-e1579118400964.jpg

Këngëtarja Genta Ismajli po e shijon në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Ajo ka ndarë tashmë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale shumë nga çastet e këndshme të kaluara me të dashurin e ri, duke treguar se është më se e dashuruar.

Në valën e shumë postimeve, këngëtarja nga Gjilani ka hedhur së fundmi edhe një video në Instagram ku shfaqet duke bërë lëvizje provokuese.

“Pak zgjatje të muskujve”, shkroi Genta në mbishkrimin e kësaj video, e cila u pasua nga pëlqime dhe komente të shumta.

Mirëpo një koment ngacmues duket të i ketë rënë në sy këngëtares, e cila nuk ka hezituar t’i replikojë fansit të saj.

“Po stila të mirë po i bëjshe turkut”, i kishte shkruar një fans Gentës, e cila e ka marrë me sportivitet këtë koment.

“Jam mësuar”, ka qenë kundërpërgjigja e saj, e cila gjithashtu është pasuar me reagime të shumta nga fansat. /Telegrafi/