Please enter at least 3 characters.

Genoa qetëson optimizmin e Rossonerëve (Video)

2016/01/genoa-qet-euml-son-optimizmin-e-rossoner-euml-ve-video_hd.jpg

Fitorja e Genoas në këtë takim është e pakontestueshme dhe shumë e merituar.

Mihajlovic vendosi të startonte me Adrianon dhe Balotellin në sulm, duke lënë Baccan në stol, një lëvizje kjo shumë e gabuar e serbit.

Genoa filloi furishëm në takim duke sulmuar shumë portën e Milanit, e më i miri në terren deri në ato çaste, Blerim Xhemaili, ishte ai që nga gjuajtja e lirë pas 10 minutash lojë kaloi në epërsi ekipin gjenovian.

Me të vazhduar ndeshja Genoa krijoi edhe disa raste të rrezikshme, e herë herë Zoti e shpëtonte Milanin.

Në minutën e 42-të ishte ai që po konsiderohet Nesta i ri, Romagnoli, ai që edhe u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë të cilin e mori pa kurrfarë nevoje.

Në pjesën e dytë u përmirësua loja e Milanit, por nuk ishte përmirësim i mjaftueshëm sa për të kthyer rezultatin.

Milani me këtë humbje bën një hap prapa dhe mbetet me 9 pikë në vendin e 10, e mund t'i bashkohet Juventusit edhe më poshtë nëse fitojnë Palermo e Atalanta.

Milani po ashtu mund të humbë hapin me liderin, Interin, që tash është 6 pikë larg dhe mund të distancohet në 9 pikë, nëse Nerazzurët mposhtin Fiorentinën. /Telegrafi/