Please enter at least 3 characters.

​“Gënjeshtar”, Geci akuzon rëndë Pecin: E bëri kryetar, deputet e ministër dhe e tradhtoi Osmanin

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci ka akuzuar kryetarin e Mitrovicës, Faton Pecin si gënjeshtar.

Geci për KosovaPress tha se Peci në 2025 ka gënjyer për të, porse në atë kohë ishin kundërshtarë politikë dhe e ka arsyetuar.

E për pozitën e Pecit- kryetari, Geci tha se ish-presidentja Vjosa Osmani e ka sjellë në të gjitha pozitat qe ai i ka pasur dhe i ka.

“Jemi në Mitrovicë, unë e kam një fjalë të urtë: nëse nuk ke armiq, mjafton ta thuash të vërtetën. Në Mitrovicë, më gënjeshtar se Faton Peci, jo vetëm në Mitrovicë, por as në Kosovë nuk ka. Në vitin 2025 në shkurt ka gënjyer për mua se kemi qenë kundërshtarë politikë e pata arsyetuar. Por, ai është bërë ky që është për shkak të Vjosa Osmanit. Ajo e ka bërë kryetar, deputet e ministër të Bujqësisë. Fatoni e ka tradhtuar edhe Vjosën, ai e tradhton edhe Kosovën. Kjo është e vërtetë”, tha Geci.

I pyetur se nëse Osmani do ta përfshijë Pecin në LDK, Geci tha se LDK -ja nuk lë askë jashtë që është i djathtë.

“Kjo është e parëndësishme, ne jemi të djathtë, djathtizmi duhet të bashkohet, nëse një motër gabon nuk duhet lënë jashtë. Edhe shpia e madhe LDK nuk i lë as motrat e as vëllezërit jashtë”, tha ai.

KosovaPress ka kontaktuar me kryetarin e Mitrovices, Faton Pecin për deklaratën e Gecit, por nuk është përgjigjur.

Në trend Botë