Please enter at least 3 characters.

Gazetarja e Al Jazeera-s po raportonte drejtpërdrejt kur raketa izraelite goditi objektin mbrapa saj në Gaza - kërcen dhe bërtet nga paniku

2023/10/journalist.jpg

Gazetarja e Al Jazeera-s, Youmna El Sayed ishte duke raportuar drejtpërdrejt nga Gaza kur një raketë izraelite goditi ndërtesën Palestine Tower.

El Sayed ishte nga vendi i ngjarjes derisa po fliste me kolegun e tij në studio, për një moment kërceu dhe bërtiti nga paniku, kur raketa goditi objektin mbrapa saj, transmeton Telegrafi.

Objekti i cili u goditu në kohën kur po raportonte gazetarja e Al Jazeera-s ishte bërë “rrafsh me tokë” pas sulmeve të fuqishme me raketa nga Izraeli.

Edhe një objekt tjetër ishte bërë në dysh kur u godit disa herë me raketa. /Telegrafi/