Please enter at least 3 characters.

Gazeta Dnevnik: OBRM-PDUKM nuk tërhiqet nga mbajtja e zgjedhjeve

2016/03/KSHZ-Maqedoni-2.jpg

Partia në pushtet, OBRM-PDUKM, fuqishëm pohon se nuk do të tërhiqet nga mbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor, pa marrë parasysh a bojkotohen nga opozita, apo jo, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas burimeve brenda kësaj partie për gazetën ''Dnevnik'', nuk merret parasysh shtyrja e zgjedhjeve, pasi që është ''veprim jokushtetues që nuk duhet të lejohet të ndodhë''.

Sipas OBRM-PDUKM-së, faji qëndron te partitë nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, që e pranuan kërkesën e LSDM-së, por edhe në vet OBRM-PDUKM-në, e cila hoqi dorë nga qëndrimi se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme./Telegrafi/