"Gaza vendi më i uritur në Tokë, të gjithë palestinezët në rrezik", paralajmëron OKB
Gaza është "vendi më i uritur në Tokë" dhe e gjithë popullsia e saj është në rrezik nga uria, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara.
Duke i bërë thirrje Izraelit të ndalojë fushatën e tij të urisë së qëllimshme dhe të lejojë ushqimin në enklavën e rrethuar, OKB tha se misioni i saj për të ndihmuar palestinezët e Gazës është "më i penguari në historinë e fundit", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
"Operacioni i ndihmës që ne kemi gati është një nga më të vështirit”, tha zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke.
“Jo vetëm sot në botë, por në histori.”
Ai tha se nga 900 kamionë ndihma që u miratuan për të hyrë nga ana izraelite e kalimit Karem Abu Salem, i njohur si Kerem Shalom, më pak se 600 janë shkarkuar në Gaza.
Raportohet se pas një bllokade gati tre-mujore, Izraeli, nën presionin e qeverive perëndimore dhe organizatave ndërkombëtare humanitare, lejoi hyrjen e ndihmave të kufizuara në enklavë dhe rifillimin e operacioneve të kufizuara të OKB-së. /Telegrafi/


