Gavi rikthehet tek numri i fanellës që e shijoi pak sezonin e kaluar
11/08/2023
Gavi është rikthyer tek numri që e barti për pak ndeshje te Barcelona sezonin e kaluar, ai 6-të.
Super talenti i Blaugranasve nuk ishte regjistruar si lojtar i ekipit të parë edicionin e kaluar, por kjo situatë ka ndryshuar.
Barcelona ka bërë të ditur se Gavi tashmë ka marr numrin 6-të në fanellë nga ky sezon, që i bije se është regjistruar si lojtar i ekipit të parë.
Padyshim se ky është një lajm i mirë për klubin dhe tifozët, që rrezikonin madje ta humbnin lojtarin në shumën e 50 milionë eurove.
Kjo klauzolë tashmë ka ndryshuar dhe kartoni i tij tani vlen në 1 miliard euro. /Telegrafi/


