Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Të gjithë e vlerësojnë Higuainin, por ai duhet të bëjë më shumë

2018/12/GonzaloGattuso-e1545070275898.jpg
255:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 23: AC Milan coach Gennaro Gattuso (C) embraces Gonzalo Higuain (R) during the serie A match between AC Milan and Atalanta BC at Stadio Giuseppe Meazza on September 23, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, thotë se të gjithë e vlerësojnë angazhimin e Gonzalo Higuain, porse lojtari është i vetëdijshëm se duhet të bëjë më shumë.

Sulmuesi argjentinas nuk ka shënuar gol që nga 28 nëntori duke i kaluar gjashtë ndeshjes pa e gjetur rrjetën.

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Madje ka pasur spekulime se Rossonerët nuk do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes së tij, sepse në fund të sezonit di të duhej t'ia paguanin Juventusit edhe 36 milionë euro.

"Kam folur me Gonzalon dhe ai është nga të parët që janë zhgënjyer me situatën", ka thënë Gattuso në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Bolognas.

"Në periudhën ku ndodhemi, ai duhet të na japë përvojën dhe karakterin e tij, më pas vijnë golat".

Gonzalo Higuain (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Në momente të vështira, prioritet nuk janë golat, por lidershipi, ai duhet t'i bartë bashkëlojtarët e tij edhe nëse ndonjëri gabon".

"Zërat rreth tij gjithmonë do të jenë aty, nuk mund të kontrollojmë gjithçka, por unë i kam thënë se të gjithë e vlerësojnë, megjithëse duhet të bëjë më shumë", ka shtuar trajneri i Milanit. /Telegrafi/