Please enter at least 3 characters.

Gattuso shpreson që lëndimi i Higuainit nuk është serioz

2018/11/Gennaro-Gattuso.jpg
230:"UDINE, ITALY - NOVEMBER 04: Gennaro Gattuso head coach of AC Milan looks on before the Serie A match between Udinese and AC Milan at Stadio Friuli on November 4, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Lëndimi i Gonzalo Higuain ndaj Udineses ka shqetësuar tifozët e Milanit pasi argjentinasi mund të mungojë ndaj Juventusit.

Por, trajneri i kuqezinjve Gennaro Gattuso beson se sulmuesi i tij do të jetë gati për ndeshjen ndaj Zonjës së Vjetër.

“Gjendja e Pipitas do të shikohet në ditët në vazhdim, por shpresojmë që nuk është asgjë serioze".

Gonzalo Higuain duke lëshuar fushën për shkak të lëndimit në ndeshjen kundër Udineses në Friuli (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

"Franck (Kessie) ka pak dhimbje, por është normale kur luan shpesh".

"Ne shpresojmë të kemi gati Calhanoglun dhe Calabria, sepse ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne dhe ne duhet të mbushim bateritë në dy ndeshjet para pushimit të përfaqësuesve".

"Bakayoko? Përveç gabimit teknik ndaj Genoas, Bakayoko ka qenë shumë taktikisht", ka thënë Gattuso.

Aktualisht Milani renditet në vendin e katër me 21 pikë. /Telegrafi/