Please enter at least 3 characters.

Gattuso pritet të largohet nga Milani me të përfunduar sezoni

2019/05/GettyImages-1143042293.jpg
236:"FLORENCE, ITALY - MAY 11: Gennaro Gattuso manager of AC Milan looks on during the Serie A match between ACF Fiorentina and AC Milan at Stadio Artemio Franchi on May 11, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani është ende në garë për një vend në top katërshe, pas fitores (1-0) ndaj Fiorentinas në fundjavën që shkoi, derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.

Sidoqoftë, aventura e Gennaro Gattussos te skuadra italiane duket se ka përfunduar. Gazetta dello Sport shkruan se Rino nuk do të jetë trajner i Milanit për sezonin e ri.

Edhe nëse trajneri italian arrin t’i kualifikojë Rossonerët për në Ligën e Kampionëve, nuk do të jetë në stolin e tyre, pasi performancat e tij më shumë kanë pasur ulje se sa ngritje.

Fiorentina vs Milan(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Sipas raportimit të mediumit italian, Milani është duke tentuar ta angazhojë Mauricio Pochettinon nga Tottenhami, ndërsa në listën e tyre është edhe Antonio Conte.

Trajneri argjentinas ka klauzolë 40 milionë euro për t'u liruar nga Spurs, por  kushti i tij është që t’i ketë në dispozicion 250 milionë euro për transferime. /Telegrafi/