Please enter at least 3 characters.

Gashi: RMV-ja në garë me kohën për në BE, të fokusohemi te zgjidhja dhe jo te fajtorët

Afrim Gashi
Afrim Gashi
Afrim Gashi

Gjatë një diskutimi në panel të organizuar nga Lëvizja Europiane, Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi tha se vendi është në një garë me kohën kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe se ekziston rreziku i humbjes së momentit për përparim.

Ai vlerësoi se nuk ka kuptim të kërkohen përgjegjësit për bllokimin e integrimit europian, por se fokusi duhet të jetë në gjetjen e një zgjidhjeje dhe arritjen e qëllimit, anëtarësimin në BE.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe deputeti Antonio Milloshoski, i cili paraqiti një qasje të ndryshme, duke theksuar se nevojitet kujdes dhe një ofertë e qartë dhe e besueshme evropiane përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshëm.

Drejtori i Politikave në Qendrën për Studime Evropiane Wilfried Martens, Peter Haefele, tha se "dritarja e mundësisë" për zgjerim nuk do të zgjasë shumë dhe se rrethanat politike në Evropë po ndryshojnë me shpejtësi.

Ambasadorja gjermane Petra Draxler theksoi se në Bruksel është duke u zhvilluar një proces që lidhet me pranimin e Malit të Zi dhe bëri thirrje për unitet rreth axhendës evropiane dhe braktisjen e narrativës se vendi është një humbës i vazhdueshëm në procesin e integrimit./Telegraif/