Gashi kalon te Istogu
10/08/2015
Egzon Gashi do të jetë pjesë e skuadrës së Istogut. Ai është larguar nga skuadra shqiptare Teuta e Durrësit dhe tani i bashkohet Istogut.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit istogas ku shkuan: “Bum! Bum! Bum! Zyrtare: Istogu transferon super sulmuesin Egzon Gashi nga Teuta e Durrësit”, shkruan Telegrafi.
Gashi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me klubin durrsak ndërsa ditë më para paralajmëroi ‘divorcin’ me këtë klub për arsye se nuk i janë paguar parat e premtuara.
Istogu më parë ka nënshkruar edhe me lojtar si Mensur Durakun, Dugagjin Gashin, Ilir Sylën, Landrit Ramën, Drilon Nuzën, Ragip Mazrekajn e Kushtrim Hoxhajn. /Telegrafi/


