Gara për kryetar të Pejës, subjektet kryesore zyrtarizojnë kandidatët
Katër kandidatë janë zyrtarizuar për të garuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit për kryetar të Komunës së Pejës.
Subjektet kryesore politike kanë bërë të ditur emrat e kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit të kësaj komune të rëndësishme në perëndim të vendit, transmeton Telegrafi.
Në garë do të jenë: Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), aktualisht kryetar i komunës që kërkon një mandat tjetër.
Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Arta Nallbani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Dhe Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Fushata pritet të jetë dinamike, me përballje të fortë mes kandidatëve që synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve të Pejës. Në ndërkohë, pritet të shihet nëse garës do t’i shtohen edhe kandidatë të tjerë nga subjekte më të vogla apo kandidatë të pavarur.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur tashmë përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor në të gjitha komunat e vendit./Telegrafi/


