Please enter at least 3 characters.

Gana bëhet vendi i parë që merr vaksinën kundër COVID-19 përmes programit ku bën pjesë edhe Kosova

2021/02/577aed51-5adf-4f95-ba75-a38fd6596276.jpg
640:"Airport workers transport on dollies a shipment of Covid-19 vaccines from the Covax global Covid-19 vaccination programme, at the Kotoka International Airport in Accra on February 24, 2021. - Ghana received the first shipment of Covid-19 vaccines from Covax, a global scheme to procure and distribute inoculations for free, as the world races to contain the pandemic. Covax, launched last April to help ensure a fairer distribution of coronavirus vaccines between rich and poor nations, said it would deliver two billion doses to its members by the end of the year. (Photo by Nipah Dennis / AFP) (Photo by NIPAH DENNIS/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Gana është bërë vendi i parë që ka marrë vaksinat kundër COVID-19 përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan në deklaratën e përbashkët të UNICEF Gana dhe OBSH Gana.

Dërgesa, e përbërë nga 600 mijë doza të vaksinave AstraZeneca, mbërriti në 7:00 të mëngjesit përmes një fluturimi të Emirates në Aeroportin Ndërkombëtar Kotoka, në kryeqytetin e Ganës, Akra, raporton cnn.

Vaksinat u prodhuan nga Instituti Serum i Indisë dhe janë pjesë e valës së parë të vaksinave që iu janë dhënë falas vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, shtoi deklarata e përbashkët.

"Sot shënohet momenti historik për të cilin ne kemi planifikuar dhe punuar aq shumë", tha Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, Henrietta Fore.

Ndryshe, Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka pohuar më parë se vendi ynë ka aplikuar zyrtarisht në programin COVAX, për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/