Galliani: Barca-Milan është Derbi i Botës
67-vjeçari mendon se ndeshja e Grupi H është një ndeshje në mes të ekipit më të suksesshëm në histori dhe klubit më të mirë në botë për momentin, dhe e ka quajtur ndeshjen “Derbi i Botës”.
“Barcelona është klubi më i mirë në botë për momentin. Megjithatë, Milani është ekipi me më shumë tituj. Ndeshja mund të përshkruhet me lehtësi si ‘Derbi i Botës’. Është gjë e madhe të fillosh Ligën e Kampionëve me një ndeshje si kjo. Do të jetë një festë e madhe për futbollin”, ka thënë Galliani.
Milani e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve shtatë herë deri tash dhe ka përfunduar i dyti në katër raste të tjera. Vetëm Real Madridi ka fituar garën evropiane më shpesh, pasi ka nëntë tituj rekord.
Barcelona deri tash ka fituar katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe është kampion në fuqi, pasi mposhti Manchester United me rezultat 3-1 në finalen e sezonit të fundit. /Telegrafi/


