Please enter at least 3 characters.

Galatasaray fiton përballjen e parë ndaj Liverpoolit

Galatasaray ka nisur me fitore sfidën e parë në 1/8 e Ligës së Kampionëve, ndaj Liverpoolit, duke triumfuar 1-0 në një mbrëmje të mbushur me emocione në RAMS Park.

Me të filluar ndeshja, Florian Wirtz, pas një gabimi në mbrojtjen e Galatasaraym ka mundur të shënojë, por ai gjuajti jashtë në portën e zbrazët.

Goli vendimtar erdhi që në minutën e 7-të, kur nga një këndore, Victor Osimhen u ngrit lart dhe pasoi topin drejt zonës, ku Mario Lemina e devijoi me kokë në rrjetën e Liverpoolit, duke i dhënë avantazhin vendasve.


Pjesa e parë edhe pse me raste të mira, nuk soli gola të tjerë.

Liverpooli reagoi në minutën e 72-të, ku Virgil van Dijk shënoi një gol, por gëzimi i skuadrës u ndal nga vendimi i VAR-it për prekje me dorë, që anuloi golin.


Galatasaray arriti të mbante portën e paprekur dhe të siguronte një fitore të çmuar në shtëpi, duke marrë avantazhin për ndeshjen kthim. /Telegrafi/