Gaga në mbrojtje të Mileyt
31/08/2013
Këngëtarja dhe aktorja 20-vjeçare nxiti reagime të shumta për paraqitjen e saj provokative në skenë, ndërsa Gaga, e cila atë mbrëmje po ashtu performoi me bikini, thotë se njerëzit duhet ta kuptojnë qëllimin e muzikës pop.
“Nuk më pëlqen që po e gjykojnë Miley Cyrusin. Në përgjithësi, njerëzit duhet të mësojnë për muzikën pop, e cila ka të bëjë me argëtimin. Është për të të bërë të qeshësh dhe të lumtur...”.
“Edhe unë bëj gjëra që nganjëherë janë ngacmuese, por ky është edhe qëllimi”, ka thënë 27-vjeçarja për The Sun. /Telegrafi/


