Gafë e rëndë nga FFK-ja
“Komisari i Garave i Ligës së Parë, regjistroi ndeshjet e javës së 30-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, përveç ndeshjes Istogu – Liria, nga e cila kërkohet deklarata shtesë nga vëzhguesi, kontrollori, gjyqtari kryesor, si dhe përfaqësuesi i KF “Istogu”, Fatmir Hakaj dhe përfaqësuesi i KF “Liria”, Bashkim Kajdomçaj, deri më 09.06.2014”, thuhet në njoftimin e dërguar nga FFK.
Mirëpo, gafa ndodh një paragraf më poshtë, ku i njëjti Komisar i Garave e shpallë Istogun edhe zyrtarisht kampion. “Kampion i Ligës së Parë KF “ISTOGU” që së bashku me nënkampionin KF “VËLLAZNIMI” ngritën në Raiffeisen Superligën e Kosovës për edicionin 2014/2015”, thuhet në të njëjtin njoftim. /Tribuna/Telegrafi/


