FXHK akreditohet në ‘SportAccord’
26/02/2015
Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, e ka marrë ftesën nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) që të akreditohet si një ndër pesë kryetarët e Federatave, nga 202 sa i ka IJF, për evenimentin më të madh të SportAccord për sivjet, i cili do të mbahet në Sochi nga 19 deri më 24 prill.
Ftesa ka arritur nga presidenti i IJF-së, Marcus Vizer, ndërsa ftesën zyrtare e ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, Driton Kuka, trajneri i njohur kosovar i xhudos.
“Sot në email të federatës vjen ftesa për kryetarin Agron Kuka që të akreditohet si një ndër pesë kryetarët e federatave nga 202 sa i ka IJF në eventin më të madh”, shkroi Kuka, në profilin e tij zyrtarë në ‘Facebook’. /Telegrafi/


