Future Steps zënë vendin e gjashtë në Brescia
31/01/2012
Ky është një sukses i madh për këtë vit i grupit që përbëhet nga Sahit Aliu, Berat Haskaj dhe Besart Mehmeti.
“Falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që na përkrahen për ketë garë shumë me rëndësi të madhe për Kosovën. Po ta kishte edhe mbështetjen e kompanive të biznesit në Kosovë, besoni së sukseset e grupit do të ishin edhe me të mëdha, për shkak së nuk do të kishin stresin sikur që e patën se pjesën prej 60% është dashur ta financojnë vetë anëtarët e grupit...”.
“Ju premtojmë se po të kemi përkrahjen e kompanive të ndryshme në garat e ardhshme do të sjellim edhe suksese më të mëdha dhe do të lobojmë edhe më shumë për shtetin tonë”, theksojnë nga Future Steps. /Telegrafi/


