")
Please enter at least 3 characters.

Futet në rend dite ratifikimi i marrëveshjes me MCC-në

2022/07/295370540_1484429032010032_6454180214933109530_n-1.jpg

Kuvendi i Kosovës ka përfshirë në rend të ditës marrëveshjen e Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për projektin Kompakt për energji, e cila u nënshkrua dje në Washington.

Mocioni i propozuar nga kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, mori përkrahjen e të gjithë deputetëve të pranishëm.

Kosova dhe MCC kanë nënshkruar në Washington Programin e ri Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i kursejë shtetit miliona euro në vit.

Vlera e kësaj marrëveshje ndërkombëtare është 236.7 milionë euro. /Telegrafi/