Please enter at least 3 characters.

Futbollistët që kanë pranuar më shumë ndërhyrje të palejuara në Ligën Premier këtë sezon

2016/09/costa-e1475251825683.jpg

Diego Costa është futbollisti që është fauluar më shumë këtë sezon në kampionatin anglez.

Sulmuesi i Chelseat ka pësuar më shumë ndërhyrje të palejuara, ku plot 21 herë është ndaluar në këtë sezon të Ligës Premier, duke u bërë futbollisti me më shumë ndërhyrje të palejuara.

Pas Costas vjen shoku i tij i skuadrës, Eden Hazard, i cili ka pranuar plot 19 ndërhyrje të palejuara.

Pas belgut renditet futbollisti i Hull Cityt, Robert Snodgrass, i cili është fauluar plot 17 herë.

Ndërsa, lista mbyllet me talentin anglez të Tottenhamit, Dele Alli, i cili ishte objektiv i ndërhyrjeve të palejuara plot 15 herë. /Telegrafi/

Futbollistët më të fauluar në Ligën Premier këtë sezon: Diego Costa (21)Eden Hazard (19)Robert Snodgrass (17)Dele Alli (15)