"Fustani i nusërisë" që nuk mund ta veshë asnjë nuse (Foto)
11/04/2016
Me një dizajn, ku çdo detaji i është kushtuar rëndësi dhe me ngjyrën e bardhë që e karakterizon, ky duket si fustani ideal i nusërisë për shumicën e vajzave.
Por atë nuk mund ta veshë askush, pasi në të vërtetë është një tortë dasme.
Ëmbëlsira është realizuar aq bukur, saqë as fotografitë e marra nga pak centimetra distancë nuk mund të vërtetojnë se nuk është fustan nusërie.
Me një peshë totale prej 70 kg dhe gjatësi 170 cm, torta është krijimi i skulptores së ëmbëlsirave, Sylvia Elba.
Asaj dhe kolegeve u janë dashur 300 orë punë për ta realizuar.


