FSHF-ja në “KAS”, hera e parë për një kombëtare
Asnjëherë më parë një Federatë e Evropës nuk e ka kontestuar vendimin e gjykatës sportive në UEFA deri në këtë instancë. Duhet shpjeguar që ky precedent krijohet vetëm për vendime që kanë të bëjnë me skuadrat përfaqësuese A, ndërkohë që në “KAS” shpesh klube apo futbollistë të caktuar kanë ngritur çështje në raport me federatat dhe vendimet përkatëse.
“KAS” ka një gamë të gjerë produktesh apelimi mbi bazën e të cilave operon, por sa i përket futbollit më së shumti aty shkojnë çështje kontraktuale që sportistë të caktuar duan t’i japin zgjidhje, pasi nuk besojnë te dhomat e zgjidhjes së konflikteve në federatat ku janë gjykuar fillimisht, transmeton panorama.
Fakti që kjo çështje mund të shkojë deri në “KAS”, përveç se krijon precedentin e parë për një ekip kombëtar, është përfshirë dhe një kuriozitet i opinionit ndërkombëtar që është në pritje të shohë se si kjo Gjykatë Sportive do të sillet në një nivel kaq të lartë për vendime të mara nga komisionet juridike nga UEFA.


