Frymëzimi për sukses: Gent Shala dhe Tiziano Benvenuti – fjalimet që nuk duhet t’i humbisni!
Konventa ndërkombëtare "Suksesi është qëllimi yt" po afron, dhe këtë vit, dy folës të jashtëzakonshëm do të ndajnë me ne rrugëtimin e tyre drejt suksesit, duke sjellë histori frymëzuese dhe njohuri që mund të ndryshojnë jetën tuaj profesionale dhe personale.Gent Shala – Pushtimi I botës së HR dhe udhëheqjesMe mbi 14 vite përvojë në sektorët e fintech, retail, konsulencë dhe marketing, Gent Shala është një lider në fushën e People Operations dhe Employer Branding. Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr me sukses kompanitë në zhvillimin e trajnimeve që kanë ndikuar mijëra individë dhe ka kontribuar në rritjen dhe efikasitetin operativ të organizatave të shumta. Përkushtimi i Gentit për përmirësimin e komunikimit dhe sjelljes organizative ka qenë çelësi i suksesit të kompanive me të cilat ka punuar. Në këtë konventë, Gent do të ndajë me ne përvojat dhe sekretet e tij për të ndërtuar ekipe të suksesshme dhe për të rritur angazhimin e punonjësve. Mos e humbisni këtë mundësi unike për të mësuar nga një prej më të mirëve në industri!


