Freshline hap pikën e re në Albi Mall dhe feston me -30% zbritje për Black Friday
Freshline, brendi i njohur i produkteve të kujdesit personal dhe aroma terapisë natyrale, njofton ofertën ekskluzive të Black Friday me zbritje -30% në të gjitha produktet.
Oferta vlen për të gjithë klientët që vizitojnë dyqanin e ri të Freshline ose bëjnë blerje online gjatë ditëve të fundit të nëntorit.
Përveç zbritjeve, Freshline ka lansuar edhe një risi: hapjen e pikës në Albi Mall, më 28 nëntor, duke sjellur kështu prezencën e saj në një nga qendrat më të frekuentuara të kryeqytetit.
Me këtë hapje, klientët do të kenë mundësi të provojnë gamën e plotë të produkteve Freshline nga afër - përfshirë maskat e fytyrës, scrub-et natyrale, sapunët artizanalë dhe linjat me përbërës tërësisht bio.
“Jemi të lumtur t’u ofrojmë klientëve tanë një eksperiencë edhe më të afërt dhe komode me brendin tonë, sidomos në periudhën e Black Friday, kur kërkimi për produkte cilësore është edhe më i madh,”deklarojnë nga Freshline.
Zbritja -30% është e vlefshme në pikën më të re në Albi Mall, si dhe online në www.freshlineks.com.


