Please enter at least 3 characters.

Franco Foda e fton edhe një futbollist para përballjes me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një tjetër përforcim para ndeshjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë, e vlefshme për fazën e playoff-it drejt Kupës së Botës 2026.

Sipas menaxherit të ekipit, Bajram Shala, skuadrës i është bashkuar edhe futbollisti Leard Sadriu, i cili do të jetë lojtari i 25-të në grumbullim.

“Informacioni i fundit është që ekipit i bashkohet edhe Leard Sadriu, si lojtari i 25-të, ndërsa kuptohet mungesat janë Amir Rrahmani, Leon Avdullahu dhe Leart Paqarada”, tha menaxheri i ekipit Bajram Shala.

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet më 26 mars në Bratislavë dhe është pjesë e një përballjeje vendimtare. Kjo ndeshje pritet të jetë shumë e fortë, pasi të dy kombëtaret synojnë një hap më afër kualifikimit në botërorin e ardhshëm.

Përfshirja e Sadriut i jep më shumë alternativa stafit teknik në prag të një ndeshjeje me peshë të madhe. /Telegrafi/