Please enter at least 3 characters.

Franca shkon në pushim me epërsi, por anglezët ishin disa herë afër të barazonin

2022/12/3a926ad49cc5f57e97cd23758534a429o2.jpg

Ndeshja mes Anglisë dhe Francës po del të jetë shumë e bukur, me francezët që shkuan në pushim me një gol epërsi.

‘Gjelat’ ishin të parët që rrezikuan me Olivier Giroud, i cili gjuajti, por në vend ishte Jordan Pickford.

Por në minutën e 17-të, Franca arriti të shënojë me Auriel Tchouameninqë lëshoi një goditje të fortë nga distanca për të gjetur rrjetën për 1-0.

Anglia rrezikoi fillimisht me Luke Shaw në një goditje dënimi, por Hugo Loris ishte në vend.

Pas tij ishte radha e që në minutën e 22-të, humbi rast të mirë.

‘Tre luanët’ kërkuan penallti në minutën e 25-të, por gjyqtari nuk ishte i atij mendimi.

Franca shënoi, ndërsa Anglia po kërkon barazimin. Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë. /Telegrafi/