Please enter at least 3 characters.

Franca regjistron rritje të rasteve me coronavirus shkaku i të pavaksinuarve

2021/03/np_file_73023.jpeg
441:"Doctor Marie Msika Razon (L) administers a dose of the AstraZeneca Covid-19 vaccine to a patient aged over 50 and suffering from a comorbidity, at her medical office in Paris, on February 25, 2021. - Private practitioners in France started vaccinating vulnerable patients between 50 and 64 at their medical offices on February 25, as part of a new stage in the country's Covid-19 vaccination campaign. (Photo by Christophe ARCHAMBAULT / AFP)
3:"AFP

Varianti Delta i coronavirusit është tani më dominanti që qarkullon në Francë, tha të mërkurën kryeministri, Jean Castex, duke shtuar se 96 për qind e rasteve të raportuara një ditë më parë ishin midis të pavaksinuarve

"Varianti delta është dominant, është më ngjitës", tha Castex për variantin e zbuluar për herë të parë në Indi.

Kryeministri francez tha se vendi ishte përmbytur me një "valë të katërt" të infeksioneve dhe 18,000 raste të reja u raportuan vetëm dje, raporton france24.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran u tha ligjvënësve se numri i përgjithshëm i rasteve ishte rritur me rreth 150 për qind gjatë javës së kaluar si rezultat i përhapjes së shpejtë të variantit Delta, duke përshkruar një rritje të paparë.

Qeveria franceze filloi paraqitjen e një plani të ri për të luftuar COVID-19 me ligjvënësit këtë javë, i cili do të përfshijë kërkimin e një leje shëndetësore në një gamë të gjerë vendesh nga fillimi i gushtit dhe vaksinat e detyrueshme për punonjësit shëndetësorë.

Castex tha se një leje shëndetësore nuk do të kërkohet në shkolla kur viti akademik fillon në muajin shtator. /Telegrafi/