Please enter at least 3 characters.

Franca në alarm, raporton për herë të parë më shumë se 10 mijë raste të reja nga coronavirusi

2020/09/200907-france-coronavirus-mc-1039_0a2ca4ea92dbdd00ab0b17ae89256b93.jpg
269:"Pedestrians, some of them wearing protective face masks due to the COVID-19 coronavirus pandemic, walk along a street lined with shops in Bordeaux, southwestern France, on September 5, 2020. (Photo by PHILIPPE LOPEZ / AFP) (Photo by PHILIPPE LOPEZ/AFP via Getty Images)
18:"AFP - Getty Images

Franca raportoi për herë të parë më shumë se 10 mijë raste brenda një dite, shifër kjo rekorde që kur vendi u përball me pandeminë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shifra e fundit me 10, 561 tejkaloi rekordin e mëparshëm, kur u regjistruan 9,843 të prekur.

Rritjet kanë bërë që qeveria e vendit të implementojë masa shtesë, në mënyrë që të shmanget një bllokim i plotë, sikurse muaj më parë.

Ndërkohë, kryeministri francez, Jean Castex, premtoi hapa të reja në përshpejtimin e testimeve si dhe zbatimin e masave në zonat lokale me rritje të lartë të të prekurve.

Në të dhënat e azhurnuara, ministria e shëndetësisë konfirmoi se rreth 772 grupe janë duke u hulumtuar për sa i përket rasteve, një rritje prej 86 brenda 24 orëve të fundit. /Telegrafi/