Fotografia e Mozës me Taynën me Inteligjencë Artificiale merr vëmendje të madhe
Foto: Instagram
28/04/2026
Poetja Mimoza Ahmeti tash e një muaj është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP.
Ajo ka fituar zemrat e publikut dhe jo vetëm, pasi ka rënë në sy edhe të disa personazheve të famshëm.
Një dron asaj i është dërguar ditë më parë nga këngëtarja Tayna e më pas edhe nga Dafina Zeqiri.
Në Instagramin e Mimozës së fundmi u publikua një fotografi e saj me Taynën, por e bërë me Inteligjencë Artificiale.
Imazhi i tyre mori reagime të shumta e komente nga më të ndryshmet nga fansat e dyshes.
Moza po ashtu ka arritur një numër të madh të ndjekësve në Instagram, ku aktualisht numëron mbi 90 mijë.
Mbetet për t'u parë se si do të jetë në vijim loja e saj në edicionin e tretë të Ferma VIP. /Telegrafi/


