Please enter at least 3 characters.

Forumi Rinor i PD-së: Referendum për Berishën, vendimi i Bashës po përçan partinë

2021/05/berisha-basha-e1621446728148.jpg
379:"Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke diskutuar para selise se Partise Demokratike, pas nje seance te tensionuar parlamentare, ku opozita ka protestuar kunder rikthimit ne Kuvend te deputetit te PS, Armando Prenga. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, discussing after a parliamentary session.
12:"MALTON DIBRA

Vetëm pak ditë pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi i Partisë Demokratike, ka ardhur lëvizja e parë zyrtare brenda partisë, kundër Lulzim Bashës.

Në një shkresë drejtuar sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, kryesia e forumit rinor të PD kërkon referendum të brendshëm për çështjen Berisha.

Përmes një peticioni të firmosur nga 30 anëtarë të kryesisë, FRPD e cilëson vendimin e Bashës në shkelje të plotë me statutin dhe parimet e Partisë demokratike.

Sipas forumit rinor të PD, veprimi i ndërmarrë nga lideri demokrat mbart rrezikun për përçarje të partisë.

E për këtë arsye ata kërkojnë që vendimi i kryedemokratit t'i nënshtrohet një referendumi në anëtarësinë e partisë; kjo si e vetmja mënyrë për të ruajtur unitetin e PD.

Nga ana tjetër, edhe vet Berisha e ka cilësuar si të gabuar veprimin e Bashës dhe të pabazuar në statut. Për këtë ish kryeministri ka nisur edhe një betejë, me qëllim sipas tij, rikthimin e sovranitetit në Partinë Demokratike. Takimi i parë i lajmëruar nga Berisha me anëtarësinë, është planifikuar të enjten pasdite.

Basha e përjashtoi Berishën pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit, që e e ka shpallur non grata atë dhe familjen e tij. /Vizion Plus/