Please enter at least 3 characters.

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve – Dominojnë lojtarët e Bayernit, aty edhe Messi (Foto)

2018/02/Messi-2.jpg
321:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: Lionel Messi of Barcelona celebrates his equaliser with team mate Andres Iniesta during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Chelsea FC and FC Barcelona at Stamford Bridge on February 20, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin e javës në ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt.

Gjatë të martës dhe mërkurës mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e para të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma luajtën Chelsea dhe Barcelona, ku ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa ndeshja tjetër mes Bayern Munich dhe Besiktar përfundoi me fitoren e gjermanëve me rezultat 5-0.

Edhe të mërkurën mbrëma pati ndeshje interesante, ku Sevilla dhe Manchester United luajtën pa gola 0-0, ndërsa Shakhtari mposhti Romën me rezultat 2-1.

Nga këto katër ndeshje interesante të zhvilluara është zgjedhur edhe formacioni i javës nga Liga e Kampionëve.

Lewandowski dhe Muller janë dy nga pesë lojtarët e Bayernit (Foto: Twitter)

Është skuadra e Bayernit, e cila dominon këtë formacion me plot pesë futbollistë pjesë e tij.

Pas Bayernit vinë Djajtë e Kuq me dy futbollistë në formacion, ndërsa Chelsea, Shakhtari dhe Roma kanë nga një futbollistë.

Edhe Barcelona përfaqësohet me një futbollist dhe ai është ylli Lionel Messi, i cili shënoi golin e barazimit në Stamford Brige. /Telegrafi/Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: