Formacionet zyrtare: Zvicra luan si mysafir i Islandës
Islanda dhe Zvicra zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin 2 të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Helvetikët kanë regjistruar një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e mëparshme dhe numërojnë tri pikë.
Zvicra fitoi bindshëm ndaj Islandës (6-0) në ndeshjen e parë, ndërsa pësoi nga lideri i grupit, Belgjika (2-1).
Nga ana tjetër, islandezët kanë pësuar dy humbje dhe nuk kanë asnjë pikë nga dy xhirot e para.
Pos nga Zvicra, Islanda ka humbur edhe nga Belgjika me rezultat 3-0.
Formacioni zyrtar i Islandës: Halldorsson, R. Sigurdsson, Gudmundsson, B. Bjarnason, G. Sigurdsson, Finnbogason, Arnason, Eyjolfsson, Sigurjonsson, H. Magnusson, Traustason.
Formacioni zyrtar i Zvicrës: Mvogo, Moubandje, Elvedi, M. Lang, Seferovic, Xhaka, St. Zuber, Zakaria, Gavranovic, Schar, Shaqiri.
/Telegrafi/


