Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, Zvicër – Bosnje: Dy skuadrat luftojnë për fitoren e parë të Botërorit

Kombëtarja e Zvicrës do ta ketë përballë atë të Bosnje dhe Hercegovinës në duelin që pritet të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja që do të zhvillohet në ‘SoFi Stadium’ pritet të jetë një betejë e vërtetë mes dy skuadrave, të cilat do të kërkojnë fitoren e parë në këtë Botëror dhe për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit tutje.

Zvicra në ndeshjen e parë kishte luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Katarit, teksa me të njëjtin rezultat u nda edhe Bosnja me Kanadanë.

Nga minuta e parë në këtë sfidë e nis mesfushori shqiptar Granit Xhaka, teksa njësoj si në ndeshjen e kaluar, Ardon Jashari mbetet opsion nga banka rezervë.

Te Bosnja në anën tjetër përzgjedhësi Sergej Barbarez ka vendosur t’i besojë sërish emrave si Kerim Alajbegovic, Edin Dzeko dhe Ermedin Demirovic.

Formacionet zyrtare:

Zvicra: Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Aebischer, Rieder, Ndoye; Xhaka, Freuler; Embolo.

Bosnja: Vasilj; Kolasinac, Muharemovic, Katic, Dedic; Alajbegovic, Tahirovic, Sunjic, Memic; Dzeko, Demirovic.