Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare: Gjithçka e hapur ndërmjet Juventusit dhe Nantes

2023/02/nantes-1.jpg

Juventusi është mysafir i Nantes në Stade de la Beaujoire për ndeshjen kthyese të ‘play-offit’ në kuadër të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Allianz Stadium u mbyll baras (1-1), ashtu që gjithçka është e hapur dhe në këtë përballje do të vendoset fituesi.

Trajnerët Antoine Kombouare dhe Massimiliano Allegri do t’i vënë përballë edhe një herë taktikat e tyre në përpjekje për ta siguruar fazën tjetër.

Formacioni startues i Nantes: Lafont; Centonze, Castelletto, Girotto, Pallois; Sissoko, Chirivella, Mollet; Blas, Delort, Simon.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; De Sciglio, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Kean.

/Telegrafi/