Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, Belgjikë – Holandë

2022/06/image.png

Belgjika dhe Holanda janë pjesë e Grupit 4 në Ligën A  të Kombeve, ku sonte startojnë edicionin e tretë të kësaj gare.

Belgët në vitet e fundit janë më lartë se sa holandezët në futboll, duke marr pjesë rregullisht në garat e mëdha si Kampionati Evropian dhe Kampionati Botëror.

Belgjika do të luajë në këtë ndeshje me emra si Eden Hazerd dhe Romelu Lukaku.

Në anën tjetër Holanda nga minuta e parë luan me Memphis Depay në sulm.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Polonia dhe Uellsi.

Belgjika: Mignolet; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Meunier, De Bruyne, Witsel, Castagne; Eden Hazard, Lukaku, Vanaken

Holanda: Cillessen; Timber, Van Dijk, Aké; Dumfries, Berghuis, Klassen, Frenkie De Jong, Blind; Bergwijn, Depay.

/Telegrafi/