Please enter at least 3 characters.

Formacionet e mundshme: Real Madrid – Malaga, Zidane pa ndryshime pas humbjeve

2016/11/ZinedineZidaneRealMadridCFvLeganesLaBgdU3hIlynhx.jpg

Real Madridi e pret Malagan në Bernabeu pas dy humbjeve rresht të pësuara.

Për këndelljen nga disfatat Zidane nuk ka ndonjë formacion me zbulim të ri, por u beson atyre djemve që i sollën serinë e pamposhtshmërisë prej 40 ndeshjeve.

Navas e nisë nga fillimi, kurse Marcelo, Varane, Ramos e Danilo janë në vijën e parë të mbrojtjes.

Modric, Casemiro dhe Kroos e përbëjnë mesfushën.

Ronaldo e nisë nga minuta e parë, kurse Benzema është në qendër të sulmit. Balen e zëvëndëson sërish Vazquez.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit:Navas, Marcelo, Varane, Ramos, Danilo, Modric, Casemiro, Kroos, Ronaldo, Benzema, Vazquez.Formacioni i mundshëm i Malagas:Kameni, Rosales, Munoz, Villanueva, Juankar, Camacho, Recio, santos, Fornals, Castro, Penaranda.