Please enter at least 3 characters.

Formacionet e mundshme: Për Kroacinë dhe Skocinë vetëm fitorja është opsion

2021/06/tp-EURO-2021-h2h-Croatia-v-Scotland.jpg

Kroacia dhe Skocia takohen në kuadër të fazës së grupeve në rrethin e tretë të Grupit D në Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin Hampden Park në Glasgou.

Për këtë takim, kroatët i kanë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe shpresojnë që të marrin tre pikë, pasi aktualisht kanë vetëm një.

Në anën tjetër, Skocia do të ketë mungesën e Billy Gilmour për shkak se është infektuar me coronavirus, e që po ashtu janë me një pikë.

Formacioni i mundshëm i Kroacisë: Livakovic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Gvardiol; Brozovic, Kovacic; Perisic, Modric, Rebic; Petkovic

Formacioni i mundshëm i Skocisë: Marshall; Hendry, Hanley, Tierney; O’Donnell, McGinn, McTominay, McGregor, Robertson; Dykes, Adams. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >