Formacionet bazë: City zhvillon gjysmëfinalen e Kupës FA kundër Brightonit
06/04/2019
Në stadiumin Wembley zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës FA, ndërmjet Manchester Cityt dhe Brighton & Hove Albionit.
City është favorit për ta fituar këtë ndeshje dhe për t'u kualifikuar në finale, kur kihet parasysh potenciali që posedon kampioni i Ligës Premier.
Trajnerët Pep Guardiola dhe Chris Hughton i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë takim.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Mendy, Laporte, Otamendi, Walker, Gundogan, Bernardo, Silva, De Bruyne, Sterling, Jesus.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale zhvillohet të dielën ndërmjet Watfordit dhe Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/


